Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ristani: Prokuroria jonë e papërgjegjshme, Muzin duhet të thirrej dëshmitar
Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar prokurorinë si të paaftë dhe marionetë të Edi Ramës. Kjo sepse lobisti Nick Muzin, i paguar për të lobuar për PD në SHBA, nuk u thirr si dëshmitar, ndërsa dyshohet se paratë kanë ardhur nga Rusia.
"Drejtësia jonë ta thërriste si dëshmitar apo të çonte një letër-porosi. Kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm që nuk e kanë thirrur, marioneta të Ramës. Mua më thoshin akuzohesh për falsifikim me mosveprim, prokurorët thanë 'ne kështu e menduam’", tha Ristani në Repolitix.
I pyetur nëse trembet nga dëshmia e Muzin-it nis thirret si dëshmitar, ai u përgjigj: “Çështja është mbyllur, por të ishte për t'u marrë Muzin do të ishte marrë. Prokuroria ka mbyllur hetimet me dokument. Në këtë koment që flasim kjo është e mbyllur. Në këto kushte nuk ka shanse. Nuk kam trembje personale, unë nuk kam të bëj me këtë çështje fare nuk kam në asnjë moment në karrierën time personale, jo për këtë por për asnjë që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje parash" tha ai.