Flash News

KRYESORE

Ristani: Rama e ktheu paketën McAllister në pazar Roskoveci

Ristani: Rama e ktheu paketën McAllister në pazar Roskoveci

I ftuar në News24, deputeti i PD-së  Arben Ristani foli mbi situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme ai deklaroi se PD është e gatshme të garojë vetëm nëse sigurohen zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas tij edhe në diktaturë shqiptarët kanë votuar, por kjo nuk do të thotë se kanë zhvilluar zgjedhje të lira.

“Ne do të hyjmë në zgjedhje por jo në votime.Shqiptarët në diktaturë kanë bërë zgjedhje por ato kanë qenë thjesht votime dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë pas 27 vitesh demokraci, duhet të kemi zgjedhje të ndershme”-tha ai.

PD sipas Ristanit është gati të përballet me betejën elektorale dhe ta fitojë atë.

“Ne kemi bërë të qartë se kush janë dy shtylla kryesore të kërkesave, e  para është qeveri teknike pa Ramën kryeministër dhe e  dyta zgjedhje elektronike. Paketa McAllsiter nuk plotësonte kërkesën e  qeverisë teknike. Rama është shkaktar i krizës dhe mashtrues ordiner, në takimet e fundit me Bashën e ktheu paketën McAllister në pazar Roskoveci. Nga qeveria teknike kaloi në postet e  ministrave”-tha Ristani.

Të fundit