Flash News

KRYESORE

Ristani: Vendimet e opozitës, në përputhje me shqetësimet e shqiptarëve

Ristani: Vendimet e opozitës, në përputhje me shqetësimet e

Ish-sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani është në emisionin Real Story ku ka komentuar situatën në seliën blu, pas 30 qershorit. Në analizën e tij, Ristani shprehet se situata  në vend është e rëndë duke renditur edhe pasojat.

“Askush në këtë moment nga opozita nuk mund të jetë i kënaqur, por unë shoh që dhe shqiptarët nuk janë të kënaqur sepse nuk jetojnë më në një vend normal. Nuk kanë më një politikë normale, një ekonomi të mirë, po largohen nga vendi çdo ditë. Shqipëria është në krizë dhe do zgjidhje. Patjetër që pesha e madhe sigurisht është e Qeverisë, sepse ajo ka detyrimin kryesor që të sigurojë normalitetin në vend. Por edhe opozita ka pjesën e saj në këtë përpjekje për ta çuar Shqipërinë drejt Europës që kemi ëndërruar prej vitesh tashmë”.

Ish-deputeti i PD shprehet se faji kryesor është i qëverisë, pa dyshim, mirëpo pranon se edhe opozita ka përgjgjësinë e saj. “Pesha e madhe është e qevërisë pasi ka detyrimin që të sigurojë normalitetit dhe opozita patjetër që ka dhe përgjegjësinë e vet.PD ka bërë veprime të forta pasi menduan se do të sensibilizonin shqiptarët dhe do të tërhiqnin vëmendjen e partnerëve ndërkombëtare të cilët duhet të kishin qenë më aktiv. Jmei përball një pasojë të madhe politike ku e gjithë e djathta dhe aletatët e saj kanë ngelur të papërfazqësuar qoftë në pushtetin qëndror po ashtu edhe në atë lokal”, sqaron Nistani.

Të fundit