Flash News

KRYESORE

Rita Ora apo Dua Lipa? Kë duan më shumë fansat

Rita Ora dhe Dua Lipa janë në kulmin e suksesit në muzikë dhe ne si shqiptrë padyshim jemi shumë krenarë për suksesin e tyre ashtu siç të dyja ato janë krenare për origjinen e tyre. Por “mosmarrëveshjet”  e tyre të cilat pretendohen se kanë ardhur nga motra e Rita Orës, kanë bërë që fansat të pozicionohen, a me Ritën e ca me Duan.

Por kë duan më shumë Ritën apo Duan?

Le të bëjmë një analizë të shkurtër.

Rita Ora

Rita Ora ka lindur në nëntor të 1990 në Britaninë e Madhe. Suksesi i saj u shënua në daljen e saj në vitin 2012 me këngën “Hot Right Noë”. Më pas ajo filloi njëë karrierë të dedikuar në muzikë me hitet e saj njëri pas tjetrin dhe bashkëpunime me këngëtarët më të suksesshëm në muzikën botërore. Rita gjithashtu u bë pjesë e trilogjisë “Fifty Shades of Gray”, ku në pjesën e tretë të këtij filmi realizoi dhe kolonen zanore të filmit. Gjithashtu, Rita ka qenë dhe pjesë e jurisë në talent shoë-t britanik. Ka nënshkruar shumë kontrata me firma të ndryshme rrobash, duke u bërë imazhi kryesor. Tani Rita ka dhe një linjë të saj veshjesh “Roara”.

Dua Lipa

Dua Lipa ka ardhur në jetë 5 vite më vonë se Rita Ora, në gusht të 1995-ës. Filloi të publikonte cover-a në Youtube. Në vitin 2015 Dua Lipa publikoi këngën “Be the One”, këngë që i hapi dyert e suksesit. Ku më pas vinin “Hotter than Hell” dhe “Neë Rules” që ekzisti një sukses i vërtetë duke i dhënë asaj dhe çmimin si artistja e re e vitit në çmimet britanike të muzikës.

Rita apo Dua? Cila ka më shumë klikime në Youtube? Po në Instagram?

Në Youtube siç duket Dua Lipa ndiqet më shumë e ndërsa në Instagram, Rita ka disa miliona fansa më shumë. Dy vajzat e suksesshme nga Shqipëria vazhdojnë secila me karrierën e tyre përkatëse dhe sigurisht që ne s`mund të jemi më krenar se kaq për to.

Të fundit