Flash News

KRYESORE

Rita Ora dhe Dua Lipa në listën e më të pasurve në Britani

Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy shqiptaret nga Kosova që me krenari kanë arritur objektiva shumë të larta që për dy emigrante si ato rrugët i kanë pasur më të vështira për të arritur këtu ku janë se sa britanikët. Mirëpo, tani ata janë ndër këngëtaret më të famshme në botë dhe më të përfoluart në industrinë muzikore.

Revista britanike “Heat” ka bërë publike listën e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30 vjeçare në Britaninë e madhe. Në vendin e parë është muzikant\i Ed Sheeran i cili ka një pasuri prej 170 milionë funtesh. I ndjekur nga  Daniel Radcliffe, me një pasuri prej 90 milion funtesh, ndërsa Harry Styles, 25 vjeç, është i treti me afër 64 milion funte.

Në kët listë janë dhe Rita me Duan ku praktikisht Rita ka një pasuri më të madhe. E pozicionuar në vendin e 13-të, Rita Ora ka një pasuri prej 17.8 milion funtash, ndërsa Dua Lipa zë vendin e 15 me 11.8 milionë funte.

Të fundit