Flash News

KRYESORE

Rita Ora e shqetësuar për shqiptarët e Kosovës, mesazhi publik që u dërgon

Rita Ora e shqetësuar për shqiptarët e Kosovës, mesazhi

Rita Ora është ambasadore e UNICEF dhe këngëtarja shqiptare nga Kosova, ndër të tjera është marrë edhe me çështjet e Kosovës.

Rita ka bërë një thirrje publike për Kosovën duke iu kërkuar njerëzve që të mbajnë maskën. Këngëtarja kërkon që të respektohen masat mbrojtëse kundër COVID-19, në mënyrë që të vizitojë atdheun e saj.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale. Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriconi me dritën tuaj! Vendosni maskën! Ju dua!”, - thotë Rita.

Të fundit