Rita Ora i bashkohet grupit të vullnetarëve në luftën kunder koronavirusit

Rita Ora dhe motra e saj Elena, janë regjistruar si vullnetare në mesin e atyre që kane vendosur të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje atyre që kanë më shumë nevojë gjatë kësaj periudhe për të luftuar koronavirusin.

Mamaja e saj, Vera Sahatçiu ka thënë për revistën “Hello”: Ajo dhe motra e saj e madhe, Elena, i janë bashkuar 750 mijë njerëzve që kanë bërë kërkesë për të ndihmuar në luftën me këtë sëmundje.

“Ata “Ata do të jenë në mesin e njerëzve që ofrojnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, kontrollojnë të moshuarit dhe bëjnë thirrje telefonike për anëtarët e vetmuar dhe të cenueshëm të komunitetit.”

Vera është psikiatre dhe ka vendosur të kthehet në vijën e parë të NHS për të ndihmuar për të përmirësuar shëndetin mendor dhe në ndihmë të pacientëve perinatal nga ekspozimi ndaj virusit dhe ajo këmbënguli se nuk kishte “asnjëherë dyshime” në lidhje me përfshirjen e saj.