Flash News

KRYESORE

Rita Ora kërkesë kompanisë "Apple": Vendoseni Kosovën në hartë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, së fundmi i është bashkuar peticionit drejtuar kompanisë "Apple" për të vendosur Kosovën në hartën dixhitale.

Ky veprim i ka bërë fansat e këngëtares me famë botërore të ndihen shumë krenarë.

“Vendoseni Kosovën në hartë”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e publikuar.

Nismës së marrë nga një faqe në rrjetin social Instagram, "Balkanism", tashmë i janë bashkuar edhe artistë të tjerë si Era Istrefi, Gjiko, Melinda, Morena Taraku, Ardian Bujupi etj.

Të fundit