Flash News

KRYESORE

Rita Ora mbledh stafin, video-mesazh për shqiptarët para ardhjes në Kosovë

Rita Ora mbledh stafin, video-mesazh për shqiptarët para ardhjes
Vetëm dy ditë na ndajnë nga ardhja e Rita Orës në Kosovë, ku do të mbajë koncertin e saj falas para gjithë shqiptarëve. Rita, bashkë me stafin e saj kanë përgatitur një video-mesazh për të gjithë atdhetarët, ku shprehet tejet e lumtur për ardhjen e saj në Kosovë. Por, ajo që na bën më shumë krenare është shqiponja dykrenare në duart e tyre.  “Vendlindja ime Kosova. Unë po kthehem në shtëpi !!! Kam një mesazh për ju. Mezi po pres të vij dhe të mbaj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë, në sheshin e Nënë Tereza. Pikërisht në  zemër të qytetit !! Për të festuar përvjetorin tonë të 10-të të Pavarësisë! Jam kaq krenare që kam lindur në Prishtinë dhe kam mundësi të vij si ambasadore dhe si mike! Le ta bëjmë këtë!! Shihemi të gjithë të shtunën!”, shkruan Rita, krahas videos.

Të fundit