Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar edhe njëherë praninë e këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Orës më 17 shkurt, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Pacolli zbuloi edhe një detaj për prezencën e këngëtares në këtë ditë të shënuar.
“Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror, Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, shkruan ai.
Pacolli gjithashtu ka falenderuar familjen Sahatçiu për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës dhe për edukimin e vajzës së tyre atdhetare, Rita Orën.
“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtetë”, shprehet Ministri i Jashtëm i Kosovës.