Flash News

KRYESORE

Rita Ora nis turin e parë botëror; publikohet edhe kënga e re

Rita Ora nis turin e parë botëror; publikohet edhe kënga e re

Edhe pse ka gati një dekadë që ka hyrë në tregun ndërkombëtar të muzikës, Rita Ora ka nisur së fundmi turin e parë përreth botës. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë në 13 shtete në Azi, Europë dhe SHBA, këngët e albumit të fundit të quajtur ‘Phoenix’, ku ndër të tjera përfshihen ‘Your Song’, ‘Let you love me’, ‘Anywhere’, ‘Girls’.

Ajo është shprehur shumë e lumtur për këtë eksperiencë, e cila i kishte munguar edhe për shkak të problemeve që pati me kompaninë që e kishte më parë në menaxhim.

Turi i Rita Orës ka nisur në Melburn të Australisë dhe do të vijojë në Filipine, Kinë, Japoni, Norvegji, Gjermani, Francë, Itali, SHBA, etj.

Ndërkohë që ndodhet në tur, Rita ka publikuar edhe këngën e re të titulluar ‘Only Want You’, që vjen në bashkëpunim me reperin ‘6LACK’. Kënga është publikuar në ‘Youtube’ në versionin audio, ndërkohë që në të njëjtin kanal zyrtar të Ritës ndodhen të gjitha këngët e albumit ‘Phoenix’.

Të fundit