Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Rita Ora pas performancës në Prishtinë: 300 mijë vetë në koncert, s’do isha këtu pa ju
Rita Ora performoi mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë në koncertin e organizuar me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në Instagram, Rita Ora falënderon publikun që ishte në shesh për të ndjekur performancën e saj, teksa duke ju drejtuar qytetarëve të Kosovës thotë se ‘nuk do isha këtu pa ju’.
“Ata më thanë se rreth 300 mijë njerëz dolën të më shohin sonte. Gëzuar ditën e pavarësisë! Unë nuk do të isha në asnjë vend tjetër në botë. Ne e filluam këtë së bashku, nuk do të isha këtu, pa ju. Gati dhjet vjet në këtë lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk shuhet. Jam mirënjohëse. Unë jam krenare. Unë jam shqiptare. Deri herës tjetër! Ndalesa e radhës Brit Awards”, ka shkruar Rita në Instagram.