Flash News

KRYESORE

Rita Ora pranon të vijë në Kosovë. Dua Lipa kërkon 200.000 euro?

Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër këngëtaret më të pëlqyera në mbarë botën. Përflitet se të dyja këngëtaret shqiptare do mund të vijnë në vendlindje për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë.

U mësua më herët se Rita Ora ka konfirmuar ardhjen e saj në Kosovë dhe hyrja në koncertin që do të mbahet, thuhet se do jetë fala. Por përfitet se Dua Lipa ishte një mundësi tjetër për të performuar në këtë koncert. Burime për gazetaexpress treguan se do të vinte vetëm nëse do të paguhej.

Mirëpo të afërmit e Duas e mohojnë diçka të tillë. Ata treguan për këtë media se Lipa nuk mund të vijë pasi ka angazhime të tjera të cilat i kishte vendosur më parë për këto data dhe nuk ka patur një ftesë zyrtare.

“Asnjëherë nuk kemi biseduar për para apo gjëra të tjera. Ne kemi kërkuar nga Qeveria që të na dërgojë një ftesë zyrtare, dhe më pas ajo të shqyrtohet. Por, Dua e ka të pamundur të jetë në Kosovë në atë kohë, për shkak të agjendës së saj të fiksuar muaj e muaj më parë”, thonë të afërm të këngëtares.

Të fundit