Flash News

KRYESORE

Rita Ora protagoniste në filmin e rëndësishëm

Me shumë gjasa, Rita Ora do të jetë në rolin e Artful Dodger në versionin e ri të filmit “Oliver Twist”. Burimet kanë treguar për “The Sun” se Rita si një aktore që premton shumë ka impresionuar producentët e filmit.

“Rita ka pasur diskutime për rolin dhe ai mund ta ndihmojë shumë në çimentimin e saj si një aktore e besueshme. Filmi do të jetë shumë ndryshe nga origjinali, por karakteri i saj do të jetë i bazuar tek Artful Dodger. Ai do të jetë një projekt gjigant dhe ka shumë lëvizje rreth tij në industri, ndaj Ora mezi po pret që të fillojë punë.”

Por nuk është vetëm Rita nga këngëtarët që do të luajë në këtë film. Sipas zërave, pjesë e filmave do të jetë dhe Adele si “Nancy”, dhe Ice Cube si “Fagin”.

Të fundit