Flash News

KRYESORE

Rita Ora së shpejti me një film

Rita Ora së shpejti me një film

Pas suksesit që po përjeton në botën e muzikës, Rita Ora ka vendosur që të bëjë një film. Ajo tregon se në fshehtësi ka nisur të shkruajë skenarin e një filmi, edhe pse e di që është shumë herët për të bërë këtë gjë. Rita tregon se është frymëzuar për të punuar në industrinë e filmit nga gjyshi i saj Besim Sahatciu.

Këngëtarja shqiptare shprehet se është ëndrra e saj të bashkëprodhojë, bashkë- shkruajë dhe të bëjë fonogramin e një filmi faktik. Në këtë formë do të përmbushte dhe amanetin e gjyshit, i cili i kishte thënë se do të donte që një ditë ta shihte Ritën në botën e kinematografisë.

"Gjyshi im ishtë i tmershëm. Më kujtohet kur më tha para se të vdiste "Gjithçka kam dashur është të bësh filma". Dhe unë po i bëj ato, është kaq bukur", shprehet bukuroshja.

Rita u shfaq në Fast & Furious të vitit 2013. Edhe pse me një rol shumë të vogël, kjo e ndihmoi 26-vjeçaren të ndihej më e sigurt në vetvete.

Duket se ia doli mbanë mjaft mirë, pasi pas këtij debutimi, Rita Ora mori një tjetër ofertë për të aktruar në filmin "Fifty Shades of Grey" në rolin e "Mia Grey", por ajo gjithashtu u paraqit dhe në një episod në vitin 2015 të serialit " Empire".

Këngëtarja shqiptare ka arritur që të na bëjë të gjithve krenar me zërin, e ndërsa shpresojmë që të ndodh e njëjta gjë dhe me filmat e saj.

Të fundit