Flash News

KRYESORE

Rita Ora shpreh ngushëllimet për DJ Avicii: S’kam fjalë, jam e shkatërruar

Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta DJ i famshëm suedez, Avicii i cili vdiq në moshën 28-vjeçare si pasojë e problemeve shëndetësore.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i këngëtares shqiptare, Rita Ora, e cila ka edhe një këngë në bashkëpunim me DJ-in, të titulluar “Lonely Together”.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Rita Ora ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e artistit dhe gjithashtu ka shkruar se ndihet e shkatërruar nga kjo humbje.

“Nuk kam fjalë. Më kujtohet sa bukur ishte kur bashkëpunuam me këngën “Lonely Together, dhe më duket sikur kemi folur dje. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe fansave që e mbështetën. Iku shumë shpejt, u mprehtë në paqe. Jam e shkatërruar, më është thyer zemra”, ka shkuar këngëtarja në ‘Twitter’.

Të fundit