Flash News

KRYESORE

Rita Ora tregon arsyen e lidhjeve të paqëndrueshme: Jam shqiptare

Rita Ora tregon arsyen e lidhjeve të paqëndrueshme: Jam shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, tashmë është bërë një ndër artistet më të komentuara nga mediat, jo vetëm për shkak të talentit dhe angazhimeve të saj por edhe për faktin se ajo ka thyer disa tabu në shoqëri.

Jo vetëm kaq, por Rita është komentuar gjithashtu edhe për lidhjet e saj të njëpasnjëshme dhe të paqëndrueshme.

Së fundmi e ftuar në një intervistë për “ITV”, gazetari e ka pyetur se çfarë ndikon në këto lidhje dhe Rita ka thënë se origjina e saj e bën të paqëndrueshme.

“Unë vë në pikëpyetje çdo gjë, dyshoj në çdo gjë dhe akuzoj për gjithçka. Jam shqiptare, ndaj jam e papërmbajtshme. Kur jam me një njeri, dua tё përjetoj me tё çdo gjё. Kur dashuroj, dashuroj fort”, ka thënë ajo.

Rita ka thënë më tej, se nga të gjithë ish-të dashurit e saj, më mirë i’a ka kaluar me Calvin Harris.

Të fundit