Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rita Ora tregon të metën kur dashurohet, nevojën për mamanë dhe marrëdhënien me princin Harry
Në një intervistë për "Marie Claire", Rita Ora ka treguar ndër të tjera dhe për marrëdhëniet e saj personale. në këtë intervistë ajo u pyet dhe për romancën em Andrew Garfield, së cilës i ka dhënë fund disa kohë më parë.
Dhe Rita tregoi se të metën e saj më të madhe ka faktin se dashurin shumë:
“Njerëzit duan të dinë për jetën time personale, dhe unë e kam pranuar këtë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se ka qenë për një farë kohe. Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjithmonë. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter, ‘Përpiquni të mos dashurohesh fort këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë!’ Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”.
Dhe kur ndihet vetëm, Rita ka treguar për "Marie Claire" se i kërkon mamasë së saj që të shkojë në shtëpinë e saj dhe të flenë bashkë:
“I kërkoj nënës sime të qëndroj në shtëpinë time gjatë gjithë kohës. Duke pasur nënën time aty ndihem e sigurt dhe i kujtoj vetes për të mos u ndjerë e gjykuar. Dhe më pëlqen që mamaja ime më bën ushqim gjithashtu. Më pëlqen të kujdesen për mua, edhe pse jam, e rritur”!
Ndërsa për marrëdhënien e saj me mikun Princi Harry (jo kushdo mund të ketë mik një princ), ka thënë:
“Sa herë që e shohim njëri-tjetrin, gjithmonë befasohem se sa shumë kujton ai nga bisedat e tjera që kemi pasur. Sepse ai takon kaq shumë njerëz, por ai dëgjon”.