Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Rita Ora vizitë surprizë në Kosovë, takon qindra fëmijë dhe të rinj
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, që është edhe mbështetëse e profilit të lartë të UNICEF në Mbretërinë e Bashkuar, ka surprizuar më shumë se 400 fëmijë dhe të rinj në vendin e saj të lindjes në Kosovë.
Këngëtarja bëri një vizitë të papritur në “Activate Talk”në Prishtinë, në ngjarjen vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, e cila promovon iniciativa të reja të zhvilluara nga të rinjtë e përfshirë në UPSHIFT. Programi ofron mundësi trajnimi, financimi dhe mentorimi për të rinjtë për të themeluar bizneset e tyre dhe për të ndihmuar komunitetin.
Rita Ora udhëtoi në Kosovë këtë javë në mbështetje të fushatës për ndihmë financiare për fushatat bamirëse të UNICEF -it, si dhe për të parë se si programet e UNICEF-it, po përmirësojnë shëndetin e fëmijës, zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimit në komunitetet e margjinalizuara.
"Unë jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë dhe jam e privilegjuar të takoj fëmijët dhe familjet e mbështetura nga UNICEF. Ky është udhëtimi im i parë me UNICEF-in dhe me programet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, gjatë vizitave në shtëpi, dhe sa është e rëndësishme për të gjithë ne që të vazhdojmë të mbështesim UNICEF-in”, tha Rita Ora.