Flash News

KRYESORE

Rita 'seksi' nën shoqërinë e boksierit të martuar, kritikohet nga ndjekësit  

 Gjatë mbrëmjes së “Fashion Awards 2017”, këngëtarja Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen. Dhe kjo jo vetëm për faktin që Rita dukej shumë e bukur mbrëmë, por edhe për faktin që ajo ishte gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e boksierit të njohur, Conor McGregor

Mediat e huaja shkruajnë se ata kanë flirtuar me njëri-tjetrin gjatë gjithë mbrëmjes. Madje Rita ka postuar një seri fotosh me të, duke e quajtur dhe “Date night”.

Duke qënë se Conor McGregor është prej 9 vitesh i lidhur me Dee Devlin dhe po ashtu ka edhe një djalë, afrimiteti i Ritës me të nuk është pritur mirë nga fansat. Ata e kanë kryqëzuar këngëtaren joshëse për veprimet e saj duke i bërë të ditur se nuk ka respektuar të dashurën e boksierit.

“Duhet të ndihesh e turpëruar që poston foto të tilla më një burrë që ka kohë në një lidhje dhe ka një djalë të vogël. Nëse ndonjë gocë do të postojë një foto të tillë me të dashurin tim do ta rregulloja unë”- ka shkruar një ndjekëse e Ritës.

 

 

Të fundit