Rita shumë e lumtur për më të voglin e familjes Ora: Jam motër krenare

Rita Ora, përveç motrës, Elenës, që thuajse gjithë fansat e aj e njohin, ka dhe një vëlla të vogël, Donin.

Ai është diplomuar sot dhe Rita nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Në postimet që ka bërë në Instastory, ajo gëzon lumturisht për të vëllanë i cili tashmë është maturuar dhe gati për të ndjekur ëndrrat e tij.

“Motër krenare! Je personi im i vogël i preferuar, por jo më një person i vogël.”

“Ai ja doli!”, shkruan Rita në postimet e saj në Instastory.

E ndërsa në Instagram, ajo ka postuar foto me vëllanë e saj nga momenti i diplomimit ku shkruan:

“Jam shumë krenare për diplomimin e  vëllait tim. Je kaq i zgjuar dhe njeriu më i këndshëm. Kjo shkon për të ardhmen tënde. Bota është e jotja.”  

Në ceremoninë e diplomimit të Donit ka qenë gjithë familja Ora dhe sigurisht që mbështetja e tyre më patjetër që ka domethënie për më të voglin e Ora-ve.