Flash News

KRYESORE

Ritvan Zykaj pati bashkëpunëtor? Deklarata në polici: Komentin në ‘Facebook’ nuk e bëra unë

Ritvan Zykaj pati bashkëpunëtor? Deklarata në polici: Komentin

Dje pak përpara mesnate në profilin e Ritvan Zykajt u publikua një koment si kundërpërgjigje ndaj qytetarëve që e kritikonin dhe dënonin masakrën me tetë të vdekur të shkaktuar prej tij në Selenicë.

“Ç’më keni çarë k***”, iu përgjigj 24 vjeçari disa prej komentuesve gjatë kohës që ndodhej në arrati dhe pas kësaj ai fiku telefonin.

Por gjatë dëshmisë në polici, Ritvani mohon që ta ketë bërë ai komentin në ‘Facebook’.

“Unë nuk kam shkruar asgjë”, mësohet të jetë shprehur autori i masakrës gjatë marrjes në pyetje.

Nuk dihet ende sa e vërtetë është kjo deklaratë e Ritvanin dhe nëse e ka bërë thjesht për të shpërqëndruar hetuesit, apo gjatë kohës që ka qenë në arrati ai mund të ketë patur bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar t’i fshihet policisë, të cilët mund të kenë bërë edhe komentin në profilin e tij.

Detaje nga dëshmia/ Ritvan Zykaj flet me ironi përpara policëve: Unë i vrava; ju më arrestuat shumë vonë

Të fundit