Flash News

KRYESORE

I riu me motoçikletë përplaset nga makina e Bashkisë Elbasan, policia jep detaje

I riu me motoçikletë përplaset nga makina e Bashkisë

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan ku makina e policisë ka përplasur një motoçikletë dhe si pasoj ka mbetur  plagosur drejtuesi i saj.

Sipas policisë, makina tip “Benz” me targa AA 359 NK me drejtues shtetasin XH.F 51 vjeç, në pronësi të një kompanie dhe marr me qira në përdorim nga Bashkia e Elbasanit, ka përplasur motorçikletën dhe ka plagosur shtetasin  A.A 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Labinot rreth orës 14:30 minuta.

Njoftimi i Policisë

Në datë 08.10.2017 rreth orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë mjeti tip “Benz” me targa AA 359 NK drejtuar nga shtetasi Xh.F., 51 vjeç banues në Elbasan, në pronësi të një kompanie dhe marrë me qera në përdorim nga Bashkia Elbasan ka aksidentuar motorçiklistin shtetasin A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë.

Drejtuesi i mjetit së bashku me 2 të afërm të shtetasit të dëmtuar kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesin e motorçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më pas drejtuesi i mjetit është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Policia po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale nën drejtimin e Prokurorit.

Të fundit