Flash News

KRYESORE

I riu nga Skrapari merr peng dhe kërcënon 20-vjeçaren: Martohu me mua!

I riu nga Skrapari merr peng dhe kërcënon 20-vjeçaren: Martohu

Një 28-vjeçar nga Skrapari është ndaluar nga policia për shkak se  ka kërcënuar dhe e ka marrë me zor një vajzë në makinën e tij e më pas e detyronte këtë të fundit të martohej me të.

Ka qenë vetë vajza  me iniciale L.Sh. 20 vjeç  me banim në Skrapar, ajo e cila ka bërë denoncimin për shtetasin me iniciale L.K. banues në Skrapar.  Dyshohet se shtetasi L.K e ka marr me forcë vajzën në makinën e tij dhe më pas e detyronte të martohej me të.

Ndërkohë materialit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat ndërsa i riu akuzohet për veprat penale “heqje e paligjshme e lirisë” dhe  “shtrëngim apo pengim për të bashkëjetuar apo për të lidhur apo zgjidhur martesë”

Të fundit