Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari Enea Rama dhe është plagosur rëndë një shtetas tjetër, me inicialet R.R.
Mësohet se mjeti i Enea Ramës është përplasur me një makinë tjetër ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. I riu që humbi jetën në mënyrë tragjike nuk është një emër i panjohur në Tiranë. Boldnews.al mëson se Enea Rama është nipi i Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, i vrarë në një atentat në vitin 2003 tek ish Kartodromi në Tiranë. Enea ishte djali i madh i Luan Ramës ndërsa njihej nga të gjithë miqtë e tij për pasionin që kishte për makinat e shtrenjta dhe shpejtësinë.
Qindra miq dhe të afërm janë mbledhur pranë banesës së Enea Ramës, tek ish Libri Universitar, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit ditën e dielë (nesër) në orën 12:00.