Flash News

KRYESORE

I riu shqiptar arrestohet në flagrancë me marihuanë, ishte makth i banorëve në Itali...

I riu shqiptar arrestohet në flagrancë me marihuanë, ishte makth

Banorët e në Imperia, të Italisë raportohet se nuk kanë duruar dot më dhe kanë raportuar në stacionin e policisë se një i ri shqiptar ishte kthyer ne makth për gjithë të rinjtë përreth. Një natë më parë me të marrë informacionin policia ka arrestuar shtetasin me inicialet  A.Z., 19-vjeç.

Ai është i lindur dhe i rritur në Itali, por prindërit e tij janë shqiptarë. Sipas carabinierit, ai ishte bërë pikë referimi për të miturit që kërkonin marihuanën gjatë natës.

Sheshi i lojërave të të rinjve ishte kopshti katror i Romës, ishte dhe vendi ku ai u takonte me të miturit. Kur i riu u kap në flagrancë nuk i kundërshtoi forcat e policisë, dhe kishte me vete dy doza marihuanës. Më pas  A.Z u dërgua në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij jo shumë larg sheshi i Romës. Nga kontrolli i ushtruar nuk u gjet sasi e lëndës narkotike. Ndaj tij u dha masa e arresti shtëpiak.

Të fundit