Flash News

KRYESORE

I riu shqiptar hidhet nga kati i pestë për t’i shpëtuar policisë

Një 24-vjeçar shqiptar ka rrezikuar jetën për ti shpëtuar autoriteteve italiane. I riu shqiptar ka guxuar dalë nga dritarja e katit të pestë teksa policia po ushtronte kontroll në shtëpinë e dajës së tij.

24-vjeçari duke u kacavjerrë u përpoq t’i shmangej karabinierëve, por u rrëzua duke përfunduar në spital.

Sipas mjekëve ai pësoi plagë e thyerje në disa pjesë të trupit. Megjithatë vëllai i tij 22-vjeçar arriti t’ia mbathë. Mediat italiane raportuan se policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë, ora Rolex, që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.

Të fundit