Flash News

KRYESORE

I riu shqiptar përhap panik në Itali, qëllon ish-të dashurën në autostradë

I riu shqiptar përhap panik në Itali, qëllon ish-të

Një 26-vjeçar shqiptar në itali ka qëlluar me armë ish-të dashurën në mes të autostradës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 20:30 në qytetin e Vincenzës, ku vajza e cila ndodhej në mjetin ‘Mercedez’, është qëlluar nga shtetasi Graciano Qori, i cili po e ndiqte nga pas me një ‘Mini Cooper’.

20-vjeçarja e alarmuar e cila ndodhej në makinë me miqtë e saj, ka lajmëruar menjëherë policinë, ndërkohë që Qori ka qëlluar drejt mjetit duke thyer xhamin.

Sipas ‘Il giornale di Vicenza’, pasi u ndoq nga policia Graciano qëlloi sërish edhe dy herë me pistoletë në rotondon “Albera”, ndërsa më pas u largua prej aty.

Ndërkohë ka nisur porcedimi i shokut të tij, shtetasi me inicialet M.K. 26-vjeçari, i cili akuzohet për disa vepra penale, si dhunë, kërcënim, dëmtim prone dhe prishje të qetësisë publike.

 Policia gjithashtu ka nisur proceduar për të dëbuar Graciano Qorrin nga Italia.

 

 

Të fundit