Flash News

KRYESORE

Rival me Erion Veliajn për bashkinë e Tiranës? Elvis Naçi flet për vendimin që ka marrë

Rival me Erion Veliajn për bashkinë e Tiranës? Elvis Naçi

Ditën e djeshme u raportua në disa portale se imami Elvis Naçi mund të jetë një prej rivalëve të Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës.

Për këtë lajm ka reaguar vetë imami Naçi, i cili sqaron pozicionin e tij. Naçi thekson se nuk është marrë ndonjëherë me politikë dhe ka vendosur të mos e bëjë deri në ditën e fundit të jetës, duke hedhur poshtë pretendimet se do të kandidojë për të marrë drejtimin e kryeqytetit.

“Nuk jam marrë ndonjeherë me Politikë dhe jam i vendosur të mos merrem deri në ditën e fundit të jetës, kam një pasion dhe dashuri të madhe kur shpjegoj kush është Krijuesi i Gjithësisë dhe sa kam mundësi do përpiqem gjithmonë për ta bërë Shqiptarinë më të begatë dhe më të bukur! Paqe dhe mirësi uroj për njerëzit e mirë”, shprehet Elvis Naçi.

Elvis Naçi është një prej imamëve më popullor në Shqipëri dhe Kosovë, ndërkohë që kohët e fundit është angazhuar në një projekt të quajtur ‘Shqiptarët për shqiptarët’, që ka në fokus ndihmën për njerëzit në nevojë.

Të fundit