Flash News

KRYESORE

Rivaldo zbulon golin e Ronaldinho: E kishte studiuar portierin

Rivaldo zbulon golin e Ronaldinho: E kishte studiuar portierin

Rivaldo ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me një nga golat më të famshëm të shënuar në historinë e Botërorëve. Bëhet fjalë për golin fantastik të shënuar nga Ronaldinho kundër Anglisë në Kupën e Botës në Japoni 2002.

Brazili ishte fantastik atë vit, aq sa fitoi edhe turneun. Ndeshja me Anglinë u mbyll 2-1 me fitoren e brazilianëve. Goli i shënuar nga Ronaldinho nga gjysma e fushës me goditje dënimi ishte mrekulli.

“Pas ndeshjes e pyeta se si i kishte shkuar në mendje. Ai m’u përgjigj se e kishte studiuar portierin Seaman dhe e dinte se zakonisht bënte dy hapa përpara. Kështu që ka kërkuar ta befasojë dhe e ka befasuar”, ka thënë Rivaldo.

Të fundit