Flash News

KRYESORE

Rivali i tij rezultoi me doping, peshëngritësi shqiptar zyrtarizon vendin e tretë në Botërorin e ShBA

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj njofton se Federata Botërore e Peshëngritjes e ka renditur atë zyrtarisht në vendin e tretë në Botërorin e zhvilluar në Anaheim në USA në vitin 2017.

Gjatë garës ai zuri vendin e katërt në stilin e shkëputjes me 155 kg, por pas disa javësh rivali i tij Dumitru Kaptari, përfaqësues i Rumanisë, rezultoi pozitiv në doping.

Pas pezullimit të tij, vendin e tretë e zë automatikisht peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, një lajm  të cilin e ka ndarë edhe në rrjetet sociale.

“Zyrtarizohet marrja nga ana ime e Medaljes se Bronxit e Kampionatit Botëror qe u zhvillua ne Anaheim Usa ! Sukses i madh i imi Personal , tranjerit tim Zef Kovaci edhe i sportit Shqiptar ! Tashme medaljeve te mia i shtohet edhe ajo e vendit te 3 ne bote”, shkruan Qerimaj.

Të fundit