Flash News

KRYESORE

Rivendosja e taksës te Rruga e Kombit, paralajmërohet Rama: Mos gabo për së dyti me kuksianët!

Pas lajmeve se javën e ardhshme do të rinis pagesa për kalimin e mjeteve te ‘Rruga e Kombit’, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati.

Përmes një kërkese zyrtare të firmosur nga këshilltarët bashkiak të PD-së në Kukës, Has dhe Tropojë, i kërkojnë kryeministrit Rama të anulojë taksën për rajonin e Kukësit.

“Z. Rama, lajme dhe veprime te tilla, ku ne thelb kane diskriminimin krahinor, nuk i sherbejne integrimit europian perkundrazi jane shembull i qarte se kjo qeveri e PPP-ve eshte ne sherbim te konçensioneve dhe jo te qytetareve”, thuhet në kërkesën e tyre.

Pas protestave të banorëve të Kukësit, Rama pranoi se kishin gabuar pasi nuk ishin konsultuar me qytetarët kuksiane dhe premtoi se vendimi do të rishikohej, por qeveria nuk ka bërë ende publike tarifat e reja që do të paguajnë drejtuesit e automjeteve si dhe lehtësirat që përfitojnë banorët e qarkut të Kukësit.

Nje thirrje publike per Edi Ramen:

Z. Kryeminister mos i provoko kuksianet me lajme te kazanit tend mediatik,se se shpejti do te filloje taksa ne Rrugen e Kombit, por kthe pergjigje peticionit te firmosur nga 49 keshilltaret e Bashkive Kukes, Has e Tropoje.

  1. Rama , ata keshilltare te djathte e te majte se bashku me zgjedhesit e tyre jane te vendosur qe te mos tolerojne ne kerkesen e tyre.
  2. Rama, ju po mbani peng te frikes suaj edhe drejtesine ndaj 4 kuksianeve qe mbahen padrejtesisht ne burg. Ata jane te pafajshem dhe si te tille duhet te jene te lire.
  3. Rama, lajme dhe veprime te tilla, ku ne thelb kane diskriminimin krahinor, nuk i sherbejne integrimit europian perkundrazi jane shembull i qarte se kjo qeveri e PPP-ve eshte ne sherbim te konçensioneve dhe jo te qytetareve.
  4. Rama , mos gabo per se dyti me kuksianet.

Të fundit