Flash News

KRYESORE

Robert Alia përlotet në emision, kush është pika e dobët e artistit

I ftuar në “Rudina” në Tv Klan, artisti Bert Aliaj për të promovuar projektin e tij te ri, albumin me foto “Tirana horizontale”. Por përveç këtij projekti , stafi i emisionit kishte përgatitur një surprizë për Bertin i cili nuk mund t’i përballonte emocionet.

Ndërsa në ekran iu shfaq një moment nga një kujtim i bukur në skenën e DËM, kur këndoi “Dashuria”, një prej hiteve të tij me vajzën Gala, Berti e pati të vështirë t’i mbajë emocionet. As syzet nuk ia fshehën dot lotët nga kjo surprizë e papritur: “Më vutë në pozitë shumë të vështirë. Nuk është malli ai që e bën këtë gjë, sepse për të më merr malli edhe kur është 8 orë në shkollë, e pres me padurim”, – tha ai duke u përpjekur të kontrollojë dridhjet e zërit.

“I kam dobësi fëmijët, edhe fëmijët e mi në veçanti. Galës, edhe natën do i jepja biberonin, s’kishte shans mamaja t’i afrohej, ishte një kënaqësi më vete, kam shijuar çdo moment me të. E çoj në shkollë, e marr në mëngjes, e çoj në piano, ajo është shumë e zënë.”

Pak pas kësaj, vjen edhe një video surprizë për Bertin nga vajza 12-vjeçare, e cila e përshëndet nga Belgjika dhe i thotë se i mungon shumë.

I zënë ngushtë dyfish, Berti tha se ishte një surprizë e veçantë: “Është një mrekulli që më bën të jetoj. I lutem Zotit që të më japë sa më shumë vite që të kem kohë të rri me të” – tha ai pas kësaj surprize që do ta mbajë mend gjatë.

Të fundit