Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Robert Aliaj i bashkohet protestës së studentëve bashkë me të bijën: Qëndroni të pastër, mbani larg politikën
Artisti i njohur Robert Aliaj i është bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit. I shoqëruar edhe nga vajza e tij, Aliaj ka mbështetur protestën dhe i ka inkurajuar studentët që të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar e të protestuar jo vetëm për problemet e universitetit, por edhe për të ardhmen e tyre.
“Po bëhem 60 vjeç me shpresën për tu bërë ky vend, dhe nuk u bë. Shpresoj që ju ta bëni dhe fëmijët tuaj ta shfrytëzojnë këtë. Është e rëndë kjo. Kërkoni të drejtat tuaja dhe qëndroni të pastër. Asnjë parti politike nuk duhet ta shfrytëzojë këtë moment, pasi janë gati si hiena t’ju shfrytëzojnë. Vazhdoni kështu se jeni në rrugë shumë të mirë”, u shpreh kantautori i njohur.
Nga ana tjetër, ka folur në anglisht edhe e bija e tij, duke thënë: Jam sh e lumtur që jam këtu mes jush, përgëzimet e mia”.