Flash News

KRYESORE

Robert Aliaj kritika gazetares në emision: Je provinciale dhe banale

Robert Aliaj kritika gazetares në emision: Je provinciale dhe banale

Për fat të keq, konflikti i Bertit dhe i Fiori Dardhës në “Dance with me” nuk mbeti me javën e kaluar. Gazetarja e njohur e ekranit nuk e harroi fyerjen “gazetare mediokër” që Berti i tha javën e kaluar, ndaj edhe sonte nuk mund ta linte Bertin “t’ia hidhte paq.”

Konflikti këtë herë lindi pasi Berti, si fillim, kërcimin e Fiorit dhe Iljardit e konsideroi si një kërcim në një azil pleqsh, por kaq u desh dhe Fiori nisi të replikonte: “Më vjen shumë keq, e kam parë në të gjitha daljet publike të Robertit. Është për të ardhur keq që shumë meshkuj veprojnë kështu si Berti... Nuk di të kërcej fare, por më pëlqen shumë të kërcej. Mund të jem edhe gazetare shumë e keqe, por kam një jetë në ekran dhe ata që më punësojnë tregon që diçka vlerësojnë tek unë. Ama si grua nuk lejoj askënd të më fyejë. Këtë e kam për të gjitha gratë shqiptare dhe më vjen shumë keq që njerëz si Berti përpiqen të sjellin një përvojë europiane në Shqipëri, ndërkohë që veprojnë si anadollakë duke u përpjekur t'i frenojnë gratë shqiptare dhe duan të mposhtin dhe të nënshtrojnë figurën femërore...” – tha Fiori, shkruan Class.

Duke vijuar replikat me Bertin, Fiori tha se ajo nuk di të kërcejë, por po kënaqet shumë në këtë spektakël, aq sa edhe kritikat e tij nuk ia prishin humorin dhe as argëtimin.

Nga ana tjetër, Berti i tha Fiorit se nuk ka asgjë personale me të, por ajo s’është veçse një gazetare llafazane: “Nuk është faji im që dua të vlerësoj njerëz që duan të bëjnë art, dua një zonjë skene, një zonjë ekrani, ndërsa ju jeni provincialë... Unë nuk kam prirje të merrem me individë dhe dua t’u them stop fenomeneve kaq banale”, – tha Berti.

Pa e prishur fare humorin, Fiori e ftoi Bertin në aftër party dhe ai, natyrisht, pranoi.  

Të fundit