Flash News

KRYESORE

Robert Aliaj një ditë pas procedimit nga policia: Më mirë dialog se po shkojmë drejt ’97-ës

Robert Aliaj një ditë pas procedimit nga policia: Më mirë

Një ditë pasi policia e ka proceduar penalisht, për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm në protestën e studentëve, artisti Robert Aliaj bën thirrje për dialog.

Në një intervistë për ‘Kafein’, ai thotë se deri tani nuk ka marrë ende në dorë ndonjë njoftim zyrtar për procedim penal, si dhe thekson se do të vijojë sërish të mbështesë edhe sot para Parlamentit protestën e studentëve.

“Kërkesat e studentëve janë të drejta dhe duhet të plotësohen, por edhe nga ana tjetër kompromiset për mirë dhe diplomacia janë armë që sjellin mundësira dhe hapin dyer.

Do jem te parlamenti, e bëj nga një vizitë të vogël studentëve se kanë nevojë se janë shumë të brishtë.

Nëse përshkallëzohet dhe përfitojnë këta të infiltruarit nga politika për të përkeqësuar situatën në Shqipëri është më mirë dialog dhe zgjidhje të situatës se sa të shkojmë në një ’97-te të turpshme skandaloze se po shkon drejt konfliktit. Pushteti nuk merret me forcë, por me forma demokratike”, u shpreh Aliaj.

Deklarata pas minutës '9:

Të fundit