Flash News

KRYESORE

Robert Aliaj, surpriza e "Këngës Magjike"

Robert Aliaj, surpriza e "Këngës Magjike"

Ka filluar të qarkullojë lajmi se në këtë vit jubilar të "Këngës Magjike" do të konkurrojë edhe Robert Aliaj. Këto dyshime u përforcuan edhe më shumë mbrëmë në "Dance With me" kur Alketa e pyeti:

“Ti Robert do të marrësh pjesë në Këngën Magjike dhe nuk na ke thënë gjë?”

Roberti nuk e konfirmoi por la të hapura dyshimet duke thënë: “Nuk e di, dini gjë ju?”

Por gjithsesi, Alketa i uroi suksese dhe Roberti e falënderoi duke i kthyer përgjigjen:

 “Faleminderit Alketa, je dashamirëse, si gjithmonë…”

Robert Aliaj ka vite që është shkëputur nga muzika dhe një rikthim i tij me një material të ri ngjall kureshtje dhe reagime gjithashtu.

Të fundit