Flash News

KRYESORE

Robert Berisha pakënaqësi për këngët e Elvanës dhe Arilenës: Kanë këngë për varrime

I ftuar në "Aperi Fest", Robert Berisha ka treguar për pjesëmarrjen e tij në "Fest 58". Ai ka thënë se nuk është një dedikim për Nora Istrefin, siç është përfolur së fundmi.

Gjithashtu, Roberti ka folur edhe për dy këngët më të komentuara që shihen dhe si pretendente për të fituar këtë festival, Elvana Gjatën dhe Arilena Arën.

Ai u shpreh se priste më shumë nga Elvana Gjata dhe Arilena Ara dhe tha se Kastro Zizo dhe Era Rusi janë të preferuarit e tij:

“Më vjen shumë keq ta them, por kam pritur më shumë prej Elvanës dhe Arilenës. Kanë këngë për varrime. Elvana gjithë karrierën e saj ka patur këngë të mira, ndërsa kënga e festivalit më duket se nuk i ‘flen’ asaj. Kënga e Kastros më pëlqen dhe e Era Rusit."

Të fundit