Flash News

KRYESORE

Robert Berisha shpreh publikisht pëlqimin për Fjoralba Ponarin, moderatorja: "Jam tokë e zanun"

Robert Berisha shpreh publikisht pëlqimin për Fjoralba Ponarin,
I ftuar në "E diell" në rubrikën "Trotuar", dje ka qenë këngëtari Robert Berisha. Tematika në këtë rubrikë ka qenë për marrëdhëniet e dashurisë në vendi e punës. Gjatë debatit me moderatorët, Roberti u shpreh se nëse do t’i ofrohej një vend pune në “Top Channel”, ai nuk do të pranonte. Kjo për arsye se s’do të mund të rezistonte dot pa ngacmuar çdo ditë Fjoralba Ponarin.

“Unë me pas ofertë me punu ktu në ‘Top Channel’, s’kisha pranu me qenë në të njëjtin orar me Fjoralbën. S’kisha mujt me e majt veten. E kisha ngacmu çdo ditë. Kështu që s’kisha pranu se e kisha ngacmu çdo ditë.”- u shpreh Roberti.

Fjoralba ia ktheu përgjigjen duke qeshur dhe gjithë lezet:

“Di se si të të largoj, mos u shqetëso fare. Sepse caqet i përcakton gjithësecili vetë.”- i tha ajo.

Dhe pak më vonë, Fjoralba thotë "Jam tokë e zanun".

Të fundit