Flash News

KRYESORE

Robert de Niro ndahet nga bashkëshortja pas 20-vitesh

Aktori i njohur Robert de Niro është ndarë nga bashkëshortja e saj Grace Hightowe pas 20 vitesh martesë, shkruajnë mediat e huaja. Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç.

Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997. Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë.

Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004. Aktori më parë ka qenë i martuar me aktoren Diahnne Abbott, nga viti 1976 deri më 1988.

Nga martesa lindi një djalë, Raphael në vitin 1976 dhe fituesi i Oskar birësoi vajzën e Abbot, Drena, nga një marrëdhënie e saj e mërparshme.

Të fundit