Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Robert Ndrenika i zhgënjyer nga Qeveria: Me keqardhje e them, por tani fillon lufta! Rama dhe Kumbaro duan të vjedhin
Aktori Robert Ndrenika është shprehur i zhgënjyer dhe i fyer me bojkotin e deputetëve të Partisë Socialiste dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në Komisionin e Edukimit, ku po diskutohet për fatin e godinës së Teatrit Kombëtar.
Pasi mori fjalën në Komision, Ndrenika tha se mospjesëmarrjen në mbledhje, mazhoranca e majtë dha sinjalin se “duhet të fillojë lufta”. Ai e konsideroi vjedhje të pastër ndërtimin e teatrit të ri nëpërmjet modelit Parneritetit Publik-Privat, ku sipas tij, pjesë kanë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Kumbaro.
Ndonëse u shpreh i keqardhur për këtë situatë, aktori i madh tha se lufta për të mbrojtur teatrin është e pashmangshme.
“Mospjesëmarrja e tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta. Jo me Korenë e Veriut, por lufta duhet të fillojë. Nuk e kuptoj këtë. Unë erdha që të debatoja me ta, të ndryshonin qëndrim, por ata nuk vijnë. PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është vjedhje e hapur. Me keqardhje, por këtu fillon lufta. Nuk na pyet kush, nuk na përfillin, po na përbuzin. Jo vetëm ne si aktorë, por edhe ju (deputetëve të opozitës) po ju përbuzin. Kjo më lë të kuptoj se do të vjedhë edhe kryeministri, edhe ministresha. Më vete mëndja, derisa nuk na përfillin. Më vjen keq për këto që po them, por më dalin nga zemra”, u shpreh Robert Ndrenika.
Aktorë të shumtë shqiptarë kanë shprehur prej kohësh vendimin e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të shkatërruar godinën e teatrit. Ata kanë paralajmëruar rezistencë deri në të tërheqjen e Qeverisë.