Flash News

KRYESORE

Robotët janë eficientë? Në Tokio po “pushohen nga puna”

Robotët janë eficientë? Në Tokio po “pushohen nga

Në hotelin e njohur ‘Henn-na’ në Tokio, do të “pushohen nga puna” 200 robotë, pasi rezultuan jo efiçentë, të ngadaltë dhe të paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave të klientelës.

Hoteli ishte bërë i famshëm sepse ishte ndër të parët në botë që kishte 200 robotë punonjës në vend të qenieve njerëzore.

Për tre vjet, eksperimenti mund të konsiderohet i dështuar. Drejtuesit e hotelit, në kohët e fundit, kanë marrë shumë kritika nga klientela dhe kështu kanë vendosur të proçedojnë me “pushimet nga puna”.

“The Wall Street Journal” shkruan se i pari që u çaktivizua, ishte asistenti zanor i dhomës Kuri, që nuk arrinte t’i përgjigjej pyetjeve më të thjeshta, apo aktivizohej në mes të natës, sa herë që dëgjonte gërrhitje.

Portierët fikeshin në rast dëbore apo shiu dhe u kritikuan nga klientët si shumë të ngadaltë. Përsa u përket recepsionistëve, të adaptuar për check-in, nuk dinin të jepnin informacion mbi vendet që duheshin vizituar apo oraret e avionëve.

Të fundit