Flash News

KRYESORE

Roboti humanoid “Josie Pepper” në fazë testimi në Aeroportin e Mynihut

Roboti “Josie Pepper” është 120 cm e gjatë, me sy të rrumbulakët që i shkëlqejnë kur flet me një zë të këndshëm dhe tërheqës. Në javët e ardhshëm, Josie Pepper do të mirëpresë udhëtarët në zonën jo-publike të Terminalit 2, i cili operohet bashkarisht nga Aeroporti i Mynihut dhe Lufthansa. 

Nëse ata kanë nevojë për udhëzime në portën e tyre ose duan të ndalojnë në një restorant apo dyqan të caktuar, Josie Pepper do t’u japë atyre një përgjigje të shpejtë.

Me vendosjen e Josie Pepper, Aeroporti i Mynihut dhe Lufthansa po eksplorojnë terrene të reja: Është prova e parë e një roboti humanoid i pajisur me inteligjencë artificiale në një aeroport gjerman.

Të fundit