Flash News

KRYESORE

Rodriguez tregon si dridhej para Ronaldos, i futet dhe futbollit

Rodriguez tregon si dridhej para Ronaldos, i futet dhe futbollit

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka folur në lidhje me marrëdhënien që ka me yllin portugez. Ajo tregoi fillimisht se sa emocione kishte kur ishte pranë tij, ndërsa shpjegon dhe emocionet që ka kur e sheh duke luajtur.

“Unë jam një person i njohur, por ajo që dua me të vërtetë është të tregoj veten se kush jam; të zbulohet nga njerëzit. Dhe nuk ka vend më të mirë se Festivali i Sanremo për këtë. Për mua është një kënaqësi dhe një krenari që jam zgjedhur në mesin e protagonisteve femra për ta drejtuar këtë spektakël të madh të muzikës" .

Rodriguez tregon se si ndihej në momentet e para që u takua me CR7. "Unë po dridhesha para tij, por një shkëndijë doli. Aty nisi dashuria jonë. Cristiano është i vetmi, që arrin të më 'eksitojë' gjatë një loje. Unë kam fatin e mirë të jem shoqëruesja e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave. Ai nuk ka rivalë”.

Të fundit