Flash News

KRYESORE

Roja private plagos me armë kolegun në zyrë

Roja private plagos me armë kolegun në zyrë

Një roje private ka plagosur me armë kolegun e tij brenda në zyrë. Policia e Fierit bën me dije se janë referuar materialet në Prokurori për  shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyre trup shërbimi në SHPSF.

Ai ka plagosur në këmbë nga pakujdesia kolegun, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos.

Njoftimi i policisë:

Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF_së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.

Të fundit