Flash News

KRYESORE

Rokada politikë-media me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel

Ben Blushi është zyrtarizuar sot në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel. Ky vendim e rikthen sërish Blushin në media, ka drejtuar gazetën ‘Koha Jonë’ në vitet ’96-’97, pas angazhimit jo të vogël në politikë, si ministër, deputet apo drejtues partie.

Rikthimi në media i ‘kushtoi’ Blushit largimin nga politika ndërkohë që për paradoks, paraardhësi i tij në Top Channel, Enkelejd Joti u largua nga media për t’u bërë pjesë e politikës.

Pas largimit nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Joti u bë pjesë e administratës publike. Ai u emërua nga qeveria ‘Rama 1’ në postin e drejtorit të QSUT-së, një nga drejtoritë më të mëdha në Shqipëri, për t’u rikonfirmuar sërish në drejtimin e saj vitin e kaluar pasi rezultoi fitues i konkursit./Politiko.al

Të fundit