Flash News

KRYESORE

Rolando kthehet në Spanjë, rrezikon 2 vite burg

Rolando kthehet në Spanjë, rrezikon 2 vite burg

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, menjëherë pas ndeshjes së Serisë A kundër Kievos do të niset drejt Madridit, ku nesër do te dalë para gjykatës për akuzën e mashtrimit me taksat.

33-vjeçari mund të dënohet me 23 muaj burg, por në Spanjë ky dënim mund të mos kryhet, nëse jepet për më pak se 24 muaj apo për shkelësit e herës së parë. Sipas marrëveshjes me zyrën e Prokurorit spanjoll, Ronaldo do paguajë rreth 19 mln euro, për t’ia hedhur vetëm me gjobë këtij dënimi.

Në 2017, një prokuror e akuzoi CR7 me 4 akuza, për mashtrim me taksat, nga vitet 2011-2014, me vlerë rreth 15 mln euro. Ronaldo akuzohet se ka përdorur kompani jashtë Spanjës, për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Të fundit