Flash News

KRYESORE

Rolet në “Portokalli” i lidh me të atin, Kimikati tregon për babain invalid

Rolet në “Portokalli” i lidh me të atin, Kimikati tregon
Olsi Bylyku i cili luan rolin e Kimikatit në ‘Portokalli’ është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Thuajse çdo rol e ka të lidhur me të atin,  por asnjë nuk e mendonte se në realitet Olsi është i përballur me një histori të dhimbshme. Babai i Olsit është invalid dhe aktori pret gjithnjë mesazhe nga i ati në fund të performancës. I ftuar në Top Show Magazinë, Olsi bashkë me mamanë e tij, rrëfyen rrugëtimin e 20-vjeçarit. “Mami është fuqia e çdo çuni shqiptar. Po nuk qe mami, çunat nuk bëjnë asgjë…”, tha Olsi për të ëmën. Ndërsa Violeta Bylyku tregoi sa krenare është për të birin: “Po e përjetojmë shumë mirë suksesin e tij. Olsi i tillë ka qenë, njëlloj siç është në ‘Portokalli’, këto gjëra bënte që fëmijë”. Por një nga gjërat që prek më shumë Kimiatin dhe të ëmën është i ati invalid, prej të cilit pret gjithnjë një mesazh pasi përfundon performancën.

“E kam shumë të rëndësishme këtë. Sa herë bëj një material të mirë, babi më çon gjithmonë një mesazh: ‘Ma njalle zemrën me këtë video’. Nëse e njallmja e zemrës së tij është një nga gjërat e mira që bëj, atëherë gjithë jetën do bëj vetëm gjëra të mira”, tha Olsi.

Të fundit