Flash News

KRYESORE

Roli i farave të pjeprit në rigjenerimin e veshkave

Roli i farave të pjeprit në rigjenerimin e veshkave

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira.

Kjo kurë e thjeshtë promovon shëndetin e mirë të veshkave dhe lufton problemet shëndetësore të tyre.

Kura me Fara Pjepri, përgatitja dhe përdorimi

Në përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten 1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë.

Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të ziejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim.

Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe ena lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi.

Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.

Gjithashtu, farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Të fundit