Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Marsel Lela
‘Mbrotja e Teatrit është një kauzë, jo numër’. Këto fjalë të Besnik Mustafajt e përshkruajnë më së miri frymën e qëndresës së mbrojtësve të Teatrit Kombëtar. Kjo është një kauzë për çdo qytetar shqiptar artdashës, që e do Teatrin bashkë me historinë e tij dhe të ajkës së artit dramatik shqiptar, që kanë ecur në atë skenë prej 80 vjetësh.
Por në kandarin e kryeministrit Edi Rama ata që rëndojnë më shumë janë numrat. Ai i ka konsideruar minorancë aktorët dhe qytetarët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që protestoi krah tyre, tha se ‘nuk shkon kurrë në Teatër, edhe pse bën teatër me gjithçka’.
Duket se kryeministri i sheh në minorancë të gjithë përveç vetes dhe, me gjasë, kështu do të vazhdojë t’i shohë, edhe pasi të mos jetë më në krye të ekzekutivit.
Ai madje sheh në minorancë vetë shqiptarët dhe sa herë mendimet e tyre nuk përkojnë me mendimet e tij, ata kthehen në ‘shpellarë’, ‘alpinë’, e turlilloj termash të tjerë që gëlojnë nga fjalori ngjyrashumë i kryeministrit.
Rama ka një problem me të kuptuarit e fjalës ‘minorancë’. Nëse do ta kuptonte vërtetë, do të shihte se minoritari i vetëm në këtë histori është ai.
Mjafton të përmendim vetëm dy raste.
Së pari, ai është në minorancë ndaj vetë vendit të tij. Shumica e shqiptarëve nuk dolën të votonin më 30 qershor duke bërë një akt refuzimi të mirëfilltë të pushtetit. Nuk ka rëndësi nëse opozita hiperbolizon duke futur te refuzuesit edhe emigrantët. Sidoqë të jetë, refuzimi ndodhi dhe pikërisht prej tij KQZ e qeverisë ende nuk ia ka dalë të 'balancojë buxhetet e shifrave dhe të shpallë rezultatin përfundimtar.
Kjo tregon se pushteti me të cilin Rama kërcënon mbrojtësit e Teatrit Kombëtar, artistë, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës, nuk është pushteti i shumicës dhe nuk është sovrani ai që flet nëpërmjet gojës së tij.
Një ‘shumicë’ të tillë, kujtojmë, Enver Hoxha e pati për gati gjysëm shekulli.
Së dyti, Edi Rama është në minorancë edhe në habitatin e tij të preferuar, rrjetet sociale. Sipas Twitter Audit Report, shumica e ndjekësve të kryeministrit Rama në këtë rrjet social janë profile false.
Konkretisht, tabelat e TAR që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale tregojnë se 108.708 janë ndjekës realë, ndërsa 227.848 janë profile të rremë. Pra, 2 nga 3 ndjekës të Ramës në rrjetet sociale janë të rremë.
Sa i përket qesëndisjes ndaj kreut të opozitës, se ky i fundit është hera e parë që shkon në Teatër, zhvillimet e sotme i kanë dhënë një tjetër drejtim figurës së Lulzim Bashës.
Mbase, për Bashën mund të jetë hera e parë që shkel në Teatër, por ai sot doli në skenë si aktori kryesor i gjithë kësaj ‘drame’ që luhet prej gati një viti. Nga sot ai është 'garanti' i Teatrit Kombëtar duke marrë mbi supe një kontratë me artistët dhe qytetarët.
Nëse ai do ta përfundojë këtë dramë si një Makdaf apo një Jago, është në dorën e tij, por Rama duket se ka zgjedhur të luajë vetëm një rol, atë të Neronit.
Perandori i çmendur i Romës, që mendonte se ishte artist, nuk e pëlqente madhështinë e ‘qytetit të përjetshëm’, dhe kërkoi ta rindërtonte atë sipas shëmbëlltyrës së tij. Për këtë ai dogji qytetin dhe ia hodhi fajin të krishterëve, që ishin minoranca e asaj kohe në Romë. Por nuk vonoi shumë që, për shkak të arrogancës së perandorit, kësaj minorance iu bashkua i gjithë kryeqyteti i perandorisë, duke i dhënë fund pushtetit të Neronit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38